Paniku nga koronavirusi, amerikanët në radhë për të blerë ... armë

Paniku nga koronavirusi, amerikanët në radhë për të blerë ... armë

22:21, 16/03/2020
A+ Aa A-

Amerikanët në të gjithë vendin, janë rreshtuar në radha të gjata pritje përpara dyqaneve dhe kanë nisur të blejnë armë nën kosto, të nxitur nga paniku i koronavirusit.

Shtetet më të prekura nga virusi Covid-19 si Kalifornia, Nju Jorku dhe Uashingtoni kanë qenë vendet të cilt kanë rendur në turmë për të blerë armë nën kosto.

Disa blerës kanë pohuar se ju nevojiten armët për të mbrojtur familjet e tyre nga plaçkitësit në raste se mbarojnë ushqimet ose pajisje të tjera.

Të tjerët mendojnë se qeveria, nën kushtet e emergjencës, mund të kufizojë të drejtën e tyre për të blerë një armë, ndërsa disa amerikano-aziatikë janë duke blerë armë për vetëmbrojtje në rast të një sulmi të mundshëm racist.

Radhë të gjata paraqiten përpara dyqanit të armëve Martin. B. Retting në Culver City, Kalifornia. Një numër i madh blerësish është parë edhe përpara dyqanit ‘Bota e Armëve’ në Burbank.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco