Frika nga koronavirusi/ Franca do shtyjë raundin e dytë të zgjedhjeve lokale

Frika nga koronavirusi/ Franca do shtyjë raundin e dytë të zgjedhjeve lokale

20:42, 16/03/2020
A+ Aa A-

Franca do të shtyjë raundin e dytë të zgjedhjeve për kryetar bashkie deri në 21 qershor, për shkak të shpërthimit të koronavirusit, thanë dy burime politike të hënën për Reuters.  

Burimet thanë gjithashtu se rezultatet e raundit të parë të zgjedhjeve lokale të së dielës do të mbeten të vlefshme, raporton Reuters.  

Qeveria franceze ka vendosur kufizime të rrepta në jetën publike për të frenuar përhapjen e epidemisë.  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco