Tentativë për atentat ndaj kryeministrit të Sudanit, një shpërthim i fuqishëm shkund kryeqytetin

Tentativë për atentat ndaj kryeministrit të Sudanit, një shpërthim i fuqishëm shkund kryeqytetin

14:12, 09/03/2020
A+ Aa A-

Kryeministri i Sudanit, Abdalla Hamdok, i ka mbijetuar sot një atentati në kryeqytetin Kartum, ku pati një shpërthim të fuqishëm e siç raportojnë mediat lokale ksihte si shenjestër makinat e Kryeministrit.

Familja e Hamdokut ka bërë të ditur se ai është mirë dhe i siguruar nga autoritetet e rendit, kurse televizioni publik i Sudanit ka raportuar se Hamdok ishte rrugës për në zyre kur ndodhi një shpërthim i fuqishëm.

Askush deri më tani nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin, kurse në videot e publikuar në internet shihet dy vetura të bardha të dëmtuara, që janë prodhuar në Japoni dhe që përdoren nga zyrtarët e lartë të Sudanit.

Tre dëshmitarë okularë kanë deklaruar për Reuters se sulmi ka ndodhur në afërsi të urës Kober, që lidh pjesën veriore të Kartumit me qendrën e qytetit ku edhe gjenden zyrat e kabinetit të Hamdokut.

Kujtojmë që Hamdok është zgjedhur kryeministër në korrik të vitit të kaluar, pas protestave të shumta të prodemokratëve që detyruan ushtrinë të rrëzojnë nga pushteti presidentin Omar al-Bashir dhe ta sjellë në këtë vend një qeveri civile.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco