Koronavirusi përhapet në rreth 30 vende në Europë, Shqipëria vendi më i fundit i infektuar

Koronavirusi përhapet në rreth 30 vende në Europë, Shqipëria vendi më i fundit i infektuar

13:21, 09/03/2020
A+ Aa A-

Koronavirusi vdekjeprurës është përhapur tashmë në të paktën 30 shtete në Europë, ka paralajmëruar OBSH.

Frikëra të përhapjes së infeksionit kanë përfshirë kontinentin, i cili ka regjistruar më shumë se 12.000 raste dhe 400 vdekje.

Kriza e Europës, e përqëndruar në Italinë veriore, filloi nga disa raste të sjella nga Kina, ku filloi epidemia.

Franca ka deklaruar një rritje me 70% të rasteve brenda 24 orëve, me më shumë se 1200 pacientë të infektuar. Gjermania dhe Spanja janë përballur gjithashtu me një rritje të numrit të rasteve, teksa Mbretëria e Bashkuar ka arritur masa shqetësuese.

Shqipëria u bë sot vendi më i fundit që preket nga epidemia, duke lënë vetëm shumë pak shtete në kontinent të paprekura.

Rasti i parë i konfirmuar u publikua ditën e sotme, një baba dhe i biri, të cilët ktheheshin nga Italia. 54 vjeçari dhe 28 vjeçari gjenden tani të shtruar në spital, në Tiranë. Të dy janë në gjendje stabile.

Katër shtete europiane, Turqia, Qipro, Mali i Zi dhe Kosova, ende nuk kanë publikuar asnjë rast të COVID-19.

Sot u deklarua se të gjitha institucionet arsimore dhe eventet e mëdha do të mbyllen për një periudhë dy-javore.

Fluturimet ndërmjet Shqipërisë dhe Italisë së veriut janë anulluar deri në 3 prill, tha kryeminstri Edi Rama në një takim në kabinet.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco