Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi në seancë plenare

Luaj dhe fito letra higjienike/ Britaniku zëvendëson lodrat me letra tualeti

Luaj dhe fito letra higjienike/ Britaniku zëvendëson lodrat me letra tualeti

12:36, 09/03/2020
A+ Aa A-

Një biznes lojërash ka zëvendësuar lodrat me letra tualeti në një makineri, teksa frika e koronavirusit ka nxitur blerjet në panik në Mbretërinë e Bashkuar.

Edi Chapman, 34 vjeç, ka menduar një plan për të ndaluar blerjet në panik, pasi ka parë prej ditësh se si boshatisen dyqanet.

Pronari i vendit të lojërave ka zëvendësuar lodrat në makinerinë me ganxhë me letra tualeti. Të gjithë ata që luajnë në të kanë mundësi të kapin letra higjienike dhe kështu t’i fitojnë ato.

Pronari shprehet se kjo është një mënyrë që të përhapur pak gëzim dhe të qeshura në një kohë krize, raporton The Sun.

Ai është shprehur se mendon që blerjet në panik janë qesharake dhe kështu ai kishte menduar për këtë mënyrë për të qetësuar njerëzit.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco