Koronavirusi vret 180 ushtarë në Korenë e Veriut, Kim Jong-un e mban të fshehtë

Koronavirusi vret 180 ushtarë në Korenë e Veriut, Kim Jong-un e mban të fshehtë

12:18, 09/03/2020
A+ Aa A-

Koronavirusi besohet të ketë vrarë rreth 200 ushtarë në Korenë e Veriut në frikat e një shpërthimi të mbajtur sekret në vendin komunist.

Aq shumë ushtarë kanë vdekur sa ka më shumë trupa se sa mund të digjen dhe liderë të ushtrisë kanë urdhëruar të dizinfektohen trupat, raporton Daily NK, duke cituar një burim brenda ushtrisë së regjimit.

Korea e Veriut ka këmbëngulur që nuk ka asnjë rast me koronavirus, pas mbylljes së kufijëve dhe karantinës së detyruar ndaj diplomatëve të huaj.

Por burimet thonë se virusi është përhapur në vend dhe Kim Jong-un urdhëroi ekzekutimin e një zyrtari që shkeli rregullat e karantinës, pas kthimit nga Kina.

Besohet se sistemi shëndetësor i Kim Jong-un është i keqpërgatitur për virusin dhe një shpërthim në Korenë e Veriut do të ishte shkatërrues.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco