Britania krijon departamentin kundër lajmeve të rreme për COVID-19, dyshohet se i përhapi Rusia

Britania krijon departamentin kundër lajmeve të rreme për COVID-19, dyshohet se i përhapi Rusia

11:19, 09/03/2020
A+ Aa A-

Ministra britanikë ngritën mbrëmjen e djeshme një departament kundër keqinformimit, nën frikën se shtetet si Rusia po shpërndajnë lajme të rreme për koronavirusin për të krijuar panik.

Ekziston një alarm në rritje në Mbretërinë e Bashkuar se grupe armiqësore shtetërore dhe jo-shtetërore po përdorin krizën për të shpërndarë panik në rrjete sociale.

Frika për mangësi në produkte në dyqane që përhap panik në perëndim shihet si një armë e Rusisë, tha një zyrtar britanik sipas Daily Mail.

Një skuadër ekspertësh, të mbledhur nga qeveria britanike, po punon me kompani të rrjeteve sociale për të mbrojtur vendin nga informacione të rreme dhe të manipuluara ën lidhje me koronavirusin.

Shtetet e Bashkuara janë bashkuar në frikën e Britanisë, kur janë shprehur më parë se llogari ruse në rrjete sociale kanë shpërndarë postime të koordinuara në përpjekje për të përhapur panik rrerth koronavirusit.

Detajet rreth departamentit të krijuar erdhën pas një takimi të sotëm Kobra rreth shpërthimit të COVID-19.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco