Bill Gates financon testin e koronavirusit, përdoret pa dalë nga shtëpia

Bill Gates financon testin e koronavirusit, përdoret pa dalë nga shtëpia

11:06, 09/03/2020
A+ Aa A-

Bill Gates dhe fondacioni i tij po financojnë një test të ri për detektimin e koronavirusit, i cili pritet të jetë gati për shitje në javët në vazhdim.

Testi do t’i lejojë njerëzve me simptoma koronavirusi të marrin vetë ekzemplarë nga vetja, të cilat më vonë çohen për analiza në laboratorë.

Rezultatet më pas do të jenë gati për një apo dy ditë. Përgjigjet e personave me koronavirus do të bëhen publike edhe për zyrtarë shëndeti, në një përpjekje për një përgjigjie sa më efektive ndaj epidemisë, sipas Seattle Times.

Testi do të jetë i aksesueshëm fillimisht për zonën e Seattle dhe më pas mendohet për një shtrirje më të gjërë. Ky test që mund të bëhet individualisht, në qetësinë e shtëpisë, shihet si më efiçient, për shkak të mungesës së stafit në spitale.

Testi pritet të hidhet në treg javët që vjen.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco