Arabia Saudite i shpall luftë Rusisë, ul çmimet e naftës së eksportuar

Arabia Saudite i shpall luftë Rusisë, ul çmimet e naftës së eksportuar

10:50, 09/03/2020
A+ Aa A-

Arabia Saudite uli çmimet e naftës për eksportë gjatë fundjavës dhe i shpalli kështu një luftë çmimesh Rusisë.

Ulja e çmimeve erdhu pasi Rusia refuzoi të firmoste një propozim të organizatës për shtetet që bëjnë eksport nafte,OPEC,  për të ulur prodhimin globalisht, teksa shpërthimi i koronavirusit pakësoi nevojën për naftë.

Shtetet anëtarë të OPEC u takuan të enjten dhe të premten në Vienë për të ulur prodhimin e naftës, duke filluar nga prilli e deri në fund të vitit. Rusia refuzoi t’i bashkohej marrëveshjes.

Nga perspektiva e Rusisë ulja e prodhimit të naftës do të çonte në fuqizim të prodhuesëve amerikanë në kurriz të konkurrencës ndërkombëtare, duke sjellë kështu humbje për Rusinë.

Të shtunën Arabia Saudite uli çmimet e naftës, për të shpallur kështu një luyftë ndaj Rusisë.

Rusia u shfaq e pashqetësuar nga kjo lëvizje, pasi u tha kundërshtarëve të vazhdonin me uljen.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco