Koronavirusi rëndon gjendjen në Britani, mendohet të shtyhen provimet e të lirohen të burgosurit

Koronavirusi rëndon gjendjen në Britani, mendohet të shtyhen provimet e të lirohen të burgosurit

10:34, 09/03/2020
A+ Aa A-

Numri i rasteve me koronavirus në Britaninë e Madhe ka shkuar në 278. Gjendja tashmë është tejet kritike dhe po afrohet në parametrat e asaj emergjente. Në një rast të tillë ja masat që takimi Kobra ka përshkruar në planin e saj:

Shkollat dhe universitetet do të jenë ndër të parat që do ta ndiejnë situatën. Provimet e modeleve GCSE dhe A-level planifikohen të shtyhen, pasi besohet që epidemia të përkeqësohet me nisjen e sezonit të provimeve.

Departamentet po punojnë me skenare të mundshme, për tu përgjigjur ndaj krizës. Të gjithë nxënësit që marrin rezultate më të ulëta si pasojë e stresit nga koronavirusi do të vlerësohen me nota ‘të rasteve të veçanta’, ndërsa ata që nuk munden ta bëjnë provimin, do të vlerësohen në bazë të notave të mëparshme.

Zyrat e pranimeve në universitete po mendojnë të shtyjnë afatet e aplikimeve, në rast të shtyrjes së provimeve.

Burgjet do të preken gjithashtu nga kjo situatë. Shumë të burgosur, të parrezikshëm, mund të lirohen si pasojë e mungesës së stafit në burgje. Një plan i ministrisë së drejtësisë tregon për metoda për të ulur presionin në rast se stafi pakësohet si pasojë e sëmundjes, thotë Sunday Times.

Azilet janë këshilluar të mbyllen në rast se ka një shpërthim masiv të virusit. Vizitorët nuk do të lejohen dhe pacientët e sëmurë do të futen në karantinë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco