Italia ‘fantazmë’/ Kush braktis karantinën, rrezikon arrestimin

Italia ‘fantazmë’/ Kush braktis karantinën, rrezikon arrestimin

08:53, 09/03/2020
A+ Aa A-

Numri i viktimave nga koronavirusi në Itali ka mbërritur në 366. Vendi fqinj ka vendosur në karantinë zona të tëra. Rreth 16 milionë banorë janë prekur nga vendimi i fundit i qeverisë. Italia është vendi më i prekur pas Kinës, duke kaluar edhe Korenë e Jugut.

Kushdo që kërkon të largohet nga zonat e karantinës, rrezikon gjobë dhe deri në 3 vite burg. Megjithatë trenat, avionët dhe autobusët po lëvizin. Baret dhe restorantet janë të hapura, por duhet mbajtur në distancë sigurie.

Rrugët janë thuajse bosh në Lombardi, Modena, Parma, Piaçenza dhe Rexhio Emilia. Vendimi i qeverisë kufizon lëvizjet deri më 3 prill.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco