Veriu i Italisë në shtetrrethim, 6.387 të infektuar dhe 366 të vdekur nga koronavirusi

Veriu i Italisë në shtetrrethim, 6.387 të infektuar dhe 366 të vdekur nga koronavirusi

08:32, 09/03/2020
A+ Aa A-

Numri i lartë i vdekjeve e ka bërë Italinë vendin e dytë në botë pas Kinës për viktimat e koronavirusit. Alitalia ndaloi fluturimet në Malpensa. EasyJet shkurtoi ato për në veri të Italisë. Zgjedhjet rajonale në Valle d?Aosta janë shtyrë.

Qeveria italiane ka "mbyllur" Lombardinë dhe 14 provinca për shkak të koronavirusit.  Ndërkohë, bilanci i koronavirusit ka shkuar në  6.387 të infektuar, 622 të shëruar dhe 366 vdekje.

Alitalia njoftoi ndalimin e fluturimeve në Malpensa, ndërsa u ulën  ato në Linate. Zgjedhjet rajonale në Valle d'Aosta janë shtyrë.

Me 133 vdekje në një ditë të vetme,  këto janë 24 orët më dramatike deri më tani që ka kaluar Italia. Në total numri i vdekjeve nga virusi ka shkuar në 366 dhe bëhet e dyta në botë pas Kinës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco