Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Gjashtë të vdekur nga ortekët në Austri

Gjashtë të vdekur nga ortekët në Austri

08:19, 09/03/2020
A+ Aa A-

Policia austriake ka njoftuar se gjashtë persona kanë vdekur pasi janë zënë nga ortekët në dy incidente të ndryshme.

Së paku pesë persona u goditën nga një ortek i madh të dielën në mëngjes. Viktimat ishin pjesë e një grupi që ishin duke u ngjitur në vargmalet Dachstein.

Policia lokale tha se pesë trupa janë nxjerrë nga bora e ortekut, i cili filloi të shembej nga një lartësi mbidetare prej 2800 metrave. Autoritetet raportuan se viktimat janë nga Republika Çeke.

Ndonëse policia beson se nuk ka trupa të tjerë, ekipet e shpëtimit po i vazhdojnë kërkimet në disa zona të tjera, tha njëri prej zyrtarëve për një agjenci austriake të lajmeve.

Në një rast tjetër, një polic 33-vjeçar u mbyt nga orteku në rajonin Carinthia, afër Majës Grossglocker.

Policia lokale tha se pjesëtari i saj vdiq gjatë kohës kur ishte duke marrë pjesë në ushtrime trajnuese, shkruan “The Guardian”.

Ortekët janë mjaft të shpeshtë në malet e Austrisë. Në janar të vitit të kaluar, një djalë 16-vjeçar u mbyt nga orteku përderisa po bënte ski.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco