Rritet numri i të infektuarve me virus në Zvicër: Mbi 300

Rritet numri i të infektuarve me virus në Zvicër: Mbi 300

07:34, 09/03/2020
A+ Aa A-

Në gjithë Zvicrën, totali i infeksioneve tani konfirmohet të jetë më shumë se 300. Në përgjithësi, 20 nga 26 kantonet e Zvicrës kanë deklaruar raste të koronavirusit me gjithsej, duke qëndruar në 330, transmeton albinfo.ch.

Ticino ka 57 infeksione të konfirmuara, përfshirë disa punonjës shëndetësie. Cyrihu ka 34 raste, ndërsa Vaud dhe Gjenevë kanë 38, njofton Albinfo.ch.

Vetëm Glarus, Nidwalden, Obwalden, Schaffhausen, Uri dhe Appenzeller-Innerrhoden ende nuk kanë regjistruar një rast të virusit, shkruan The local.

Të Dielën në mëngjes, një burrë 76 vjeç në Basel Country vdiq, duke e bërë atë viktimën e dytë të virusit në Zvicër.

Të martën, Këshilli Federal ka konfirmuar se ka pasur një transmetim mes njerëzve në Zvicër për herë të parë.

Në Zvicër, 55 përqind e të infektuarve kanë qenë burra, ndërsa 45 përqind kanë qenë gra. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco