Frika nga Koronavirusi! Plas revolta në burgjet italiane, një i vdekur

Frika nga Koronavirusi! Plas revolta në burgjet italiane, një i vdekur

23:25, 08/03/2020
A+ Aa A-

Një revoltë e dhunshme ka shpërthyer në disa burgje të Italisë si pasojë e masave të marra nga qeveria Conte kundër Koronavirusit.

Sipas asaj që transmetojnë mediat italiane, një i burgosur në burgun e Modenas ka mbetur i vdekur në rrethana ende të paqarta, ndërkohë që protestat kishin nisur.

Tensione ka patur edhe në burgun e Frosinones. Njëqind të arrestuar, të trembur nga rreziku i infektimit kërkonin masa 'ad hoc', ndërsa arritën të ngjiteshin edhe në muret rrethuese të burgut.

Dy oficerë kanë mbetur të plagosur, ndërsa 20 policë dhe punonjës të shëndetit, të liroheshin pasi mbaheshin të rrethuar nga të dënuarit.

Deri tani, Italia numëron 366 viktima nga Koronavirusi dhe mbi 7000 të prekur. /A.R, Syri.net

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco