VIDEO/ Pakoja e fundit me letra higjenike në supermarket, gratë i shkulin flokët njëra-tjetrës

VIDEO/ Pakoja e fundit me letra higjenike në supermarket, gratë i shkulin flokët njëra-tjetrës

23:35, 07/03/2020
A+ Aa A-

Si pasojë e epidemisë së koronavirusit, të frikësuar nga ndonjë izolim i mundshëm, njerëz nga vende të ndryshme të botës kanë nisur të zbrazin supermarketet.

Edhe më herët është raportuar se veç maskave dhe dezinfektuesve, një artikull tjetër që mungon në rafte janë letrat higjienike.

Një video e ndarë së fundmi në rrjet demonstron konkretisht sesi është situata në markete.

Pamjet, të cilat thuhet të jenë filmuar në një supermarket në Australi, tregojnë sesi tre gra kanë filluar të zihen për pakon e fundit të letrave higjienike në raft.

Zënka nisi në momentin që nënë e bijë u pikasën nga blerës të tjerë ndërsa merrnin pakon e fundit të letrave higjienike. Pamjet shqetësuese tregojnë gratë teksa kapen për flokësh me njëra-tjetrën.

Numri i personave të infektuar me koronavirus në Australi është 64, ndërsa kanë shënuar dy vdekje.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco