Lajmi i fundit

Investigimi i RAI-t/ Reagon parlamenti italian: Telefonata e Ramës, ndërhyrje e papranueshme në lirinë e medias

New York shpall gjendjen e jashtëzakonshme/ Konfirmon 21 raste të reja të koronavirusit

New York shpall gjendjen e jashtëzakonshme/ Konfirmon 21 raste të reja të koronavirusit

20:44, 07/03/2020
A+ Aa A-

Rastet me koronavirus e kaluan numrin 11 në New York City, duke arritur në 76 në mbarë vendin, sipas Guvernatorit Andrew Cuomo, i cili deklaroi gjendjen e jashtëzakonshme të shtunën.

Rastet e reja dyfishojnë sasinë e mëparshme, e cila qëndroi në pesë raste të premten dhe sot ka 21 raste të reja në shtetin e New York, raporton FoxNews.

Sipas raportimeve, 44 raste ishin një ditë më parë, në një grupim në Qarkun Westcheter, i cili sot numëron 57 raste.

"Westchester është një problem i dukshëm për ne," tha Cuomo.

"Ata flasin për përhapje të virusit në grupe dhe më pas grupimet kanë tendencë të infektojnë gjithnjë e më shumë njerëz."

"Unë nuk po kërkoj qetësi," shtoi Cuomo. "Unë po kërkoj realitetin. Unë po kërkoj një përgjigje faktike në krahasim me një përgjigje emocionale ... që njerëzit të kuptojnë informacionin dhe jo lidhjet."

George Latimer, një drejtues ekzekutiv i Qarkut Westchester, i tha "America's News" se menjëherë pas konferencës për shtyp, se "Ajo që përhapet më shpejt se sëmundja është frika nga sëmundja".

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco