Koronavirusi mbërrin në Maltë/ 12-vjeçarja italiane konfirmohet si rasti i parë

Koronavirusi mbërrin në Maltë/ 12-vjeçarja italiane konfirmohet si rasti i parë

19:54, 07/03/2020
A+ Aa A-

Rasti i parë i koronavirusit në Maltë është zbuluar në një vajzë 12-vjeçare italiane që jeton në ishull, tha të shtunën Ministri i Shëndetësisë Chris Fearne.

Vajza rezultoi pozitive me koronavirus të shtunën dhe po merr trajtim në njësinë e sëmundjeve infektive të spitalit shtetëror, tha ministrja, duke shtuar se situata "po shkon mirë", raporton Reuters.

Ajo u kthye në fund të muajit të kaluar nga rajoni verior italian i Trentino, me prindërit dhe motrën e saj dhe shfaqi simptoma të premten.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco