Situata alarmante nga koronavirusi/ Italia do njoftojë masa të reja për të frenuar përhapjen

Situata alarmante nga koronavirusi/ Italia do njoftojë masa të reja për të frenuar përhapjen

19:22, 07/03/2020
A+ Aa A-

Të shtunën, Italia do të miratojë masa të reja në përpjekje për të kontrolluar përhapjen e koronavirusit, tha kreu i Agjencisë së Mbrojtjes Civile, pasi të dhënat treguan deri tani rritjen më të madhe ditore të vdekjeve dhe rasteve me të prekur, që kur shpërthimi filloi dy javë më parë.

Mediat italiane thanë që qeveria po konsideronte shtrirjen e zonave të kufizuara që ndodhen aktualisht nën karantinë, të ashtuquajturat "zona të kuqe" në pjesën më të madhe të Lombardisë, rajoni i prekur shumë nga infeksioni, raporton Reuters.

Kreu i agjencisë Angelo Borrelli nuk e konfirmoi këtë, duke thënë vetëm se "do të ketë një dekret ... ku do bihet dakord me rajonin".

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco