Koronavirusi përhapet nga ajri i kondicionuar dhe është më ngjitës sesa mendohej

Koronavirusi përhapet nga ajri i kondicionuar dhe është më ngjitës sesa mendohej

19:06, 07/03/2020
A+ Aa A-

Gjurmët e koronavirusit të gjetur në një kanal ajri spitalor, kanë bërë që shkencëtarët të besojnë se sëmundja mund të përhapet përmes njësive të ajrit të kondicionuar, duke e bërë atë më ngjitëse sesa mendohej fillimisht.

Analiza e shtupave të përdorura në dhomat e tre pacientëve me koronavirus nga ekspertë në Qendrën Kombëtare të Sëmundjeve Infektive në Singapor, sugjerojnë që sëmundja e frymëmarrjes përhapet më lehtë sesa mendohej më parë, raporton Dailymail.

Një kanal ajri i lidhur me dhomën e njërit prej pacientëve, që mendohet se vuan vetëm nga simptomat të buta, u gjet me gjurmë të virusit, duke sugjeruar se pika të vogla, të ngarkuara me viruse, mund të zhvendosen nga flukset e ajrit dhe depozitohen në pajisje të tilla si kondicionerët'.

Hulumtimi, i botuar në Gazetën e Shoqatës Mjekësore Amerikane, vjen menjëherë pasi u raportua se 142 britanikë u raportuan të bllokuar në anijen Princess Cruise të ankoruar, ku pacientët do i nënshtroheshin testimeve, jashtë bregdetit të Kalifornisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco