Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Droga e Xibrakës

Brazili konfirmon rastin e dytë me koronavirus, kishte vizituar Italinë

Brazili konfirmon rastin e dytë me koronavirus, kishte vizituar Italinë

22:26, 29/02/2020
A+ Aa A-

Të shtunën, Ministria e Shëndetësisë e Brazilit konfirmoi rastin e dytë në vendit me koronavirusin e ri që përhapet shpejt, i diagnostikuar në një pacient në São Paulo, i cili kishte vizituar kohët e fundit Italinë.

Autoritetet thanë që po mblidhnin informacione dhe më shumë detaje do të jepen më vonë, raporton Reuters.

Nuk kishte asnjë provë që virusi po qarkullonte në mbarë vendin, thuhet në deklaratën e ministrisë së shëndetësisë.

Rasti i parë në Brazil i koronavirusit u konfirmua në 26 shkurt, gjatë festës së Karnavaleve.  

Rasti i parë i konfirmuar në Brazil është një burrë 61-vjeçar në São Paulo i cili gjithashtu u kthye kohët e fundit nga Italia dhe po shërohej në shtëpi.

Ka 83,652 raste të konfirmuara në të gjithë botën, sipas raportit të fundit të situatës së Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

Shumica e rasteve të raportuara janë në Kinë, ku sëmundja ka vrarë pothuajse 2.800 njerëz.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco