Transporti publik falas/ Shteti i parë evropian që merr këtë nismë

Transporti publik falas/ Shteti i parë evropian që merr këtë nismë

21:22, 29/02/2020
A+ Aa A-

Të shtunën, Luksemburgu shfuqizoi tarifat për trenat, tramvajet dhe autobusat në atë që qeveria tha se ishte një përpjekje për të trajtuar bllokimet rrugore dhe ndotjen, si dhe për të mbështetur banorët me të ardhura të ulëta.

Të gjitha udhëtimet e klasës standarde në transportin publik në vendin e vogël dhe të pasur evropian tani janë falas.

Ndërsa për klasin e parë, udhëtarët mund të paguajnë akoma, me një kosto prej 660 euro në vit.

"Për njerëzit me të ardhura të ulëta ose paga minimale, për ata është me të vërtetë thelbësore," ka thënë për Reuters ministrit i transportit Francois Bausch.

"Arsyeja kryesore është të kemi një cilësi më të mirë të lëvizshmërisë dhe atëherë arsyeja anësore është qartësisht edhe çështje mjedisore."

Luksemburgu ka pak më shumë se 600,000 banorë, por 214,000 më shumë udhëtojnë për punë çdo ditë nga Gjermania fqinje, Belgjika dhe Franca, duke shkaktuar bllokime të mëdha trafiku, ndërsa shumica e punëtorëve udhëtojnë me makinë.

Më shumë se gjysma e emetimeve të gazrave serë në Luksemburg vijnë nga transporti.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco