Rritet bilanci i të vdekurve në Itali, shënohet viktima e 29 nga koronavirusi

Rritet bilanci i të vdekurve në Itali, shënohet viktima e 29 nga koronavirusi

19:05, 29/02/2020
A+ Aa A-

Italia ndodhet në situatë alarmante prej ditësh për shkak të shpërthimit të virusit vdekjeprurës, ku bilanci i viktimave nga koronavirusi vijon të rritet me ritme të shpejta.

Të shtunën, autoritetet shëndetësore në vendin fqinj deklaruan se numri i viktimave shkoi në 29 persona.

Sipas informacioneve, 6 viktima të reja janë shënuar në rajonin e Lombardisë ndërsa 2 në Emilia Romanga.

Gjithsej janë1049 të tjerë të infektuar, ku 105 pacientë po mbahen në terapi intensive.

 Autoritetet italiane kanë marrë masa për të parandaluar përhapjen e koronavirusit në rajonin verior.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco