Katari raporton rastin e parë me koronavirus, 36-vjeçari ishte kthye nga Irani

Katari raporton rastin e parë me koronavirus, 36-vjeçari ishte kthye nga Irani

18:35, 29/02/2020
A+ Aa A-

Të shtunën, Katari raportoi rastin e parë në vend të infektuar me koronavirus.

Pacienti është një 36-vjeçar nga Katari, i cili kohët e fundit u kthye nga Irani, tha në një deklaratë ministria e shëndetësisë, duke shtuar se ai është një gjendje të qëndrueshme, raporton Reuters.

Deri tani Arabia Saudite është i vetmi shtet i Gjirit, që nuk ka sinjalizuar asnjë rast të koronavirusit.

Vendi më i prekur nga shpërthimi në rajonin e Gjirit është Irani, me 43 vdekje dhe afro 600 infeksione të konfirmuara, sipas autoriteteve.

Shumica e infeksioneve në vendet e tjera të Gjirit kanë qenë të lidhura me vizitat në Iran ose përfshijnë njerëz që kanë rënë në kontakt me njerëz që kishin qenë atje.

Vdekjet e vetme të raportuara deri më tani në rajon janë në Iran.

Ministria e shëndetësisë e Bahreinit tha në Twitter të shtunën se tre raste të tjera u zbuluan për shtetasit që erdhën në vend përmes fluturimeve indirekte nga Irani, duke rritur numrin e përgjithshëm të infeksioneve të konfirmuara në 41 raste.

Emiratet e Bashkuara Arabe këshilluan bankat që të rinovojnë kreditë dhe të zvogëlojnë tarifat dhe komisionet, si pjesë e masave për të zbutur efektet ekonomike të shpërthimit të koronavirusit.

Emiratet e Bashkuara Arabe janë një qendër rajonale e biznesit dhe pikë kryesore e tranzitit për pasagjerët që udhëtojnë për në Kinë dhe destinacione të tjera në Azi.

Ministria e arsimit në Emiratet e Bashkuara Arabe njoftoi gjithashtu pezullimin e shkollave dhe çerdheve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco