Lajmi i fundit

LIVE/ Rinis mbledhja e Këshillit Bashkiak në Himarë

Italia në alarm nga koronavirusi/ Shkollat dhe universitetet do vazhdojnë të qëndrojnë të mbyllura

Italia në alarm nga koronavirusi/ Shkollat dhe universitetet do vazhdojnë të qëndrojnë të mbyllura

18:28, 29/02/2020
A+ Aa A-

Shkollat dhe universitetet do të qëndrojnë të mbyllura për të dytën javë radhazi në tre rajone veriore italiane, në përpjekje për të kontrolluar shpërthimin e koronavirusit më të keq të Evropës, duke shpresuar për një kthim të shpejtë në normalitet.

Lombardia, Veneto dhe Emilia Romagna kanë shënuar më shumë se 90% të rreth 900 rasteve të konfirmuara të virusit, si dhe të 21 vdekjet që deri më tani kanë dalë në dritë në Itali, raporton Reuters.

Duke kërkuar të ndalojë përhapjen e sëmundjes shumë infektive, qeveria javën e kaluar ndaloi mbledhjet publike në pjesën më të madhe të Italisë veriore dhe mbylli qendrat arsimore.

Sëmundja është e përqendruar në vetëm disa zona dhe disa vendas kishin shpresuar që shkollat në vendet me pak ose aspak me raste të koronavirusit tani mund të rihapeshin, por Stefano Bonaccini, kreu i Emilia-Romagna, tha që kjo nuk do të ndodhte.

"Mbyllja e çerdheve, shkollave dhe universiteteve konfirmohet edhe për javën e ardhshme për tre rajonet më të prekur: Lombardia, Veneto dhe Emilia-Romagna," shkroi ai në Facebook, duke thënë se këshilli kombëtar i shkencës e kishte rekomanduar këtë veprim.

Sidoqoftë, ai tha se diskutimet ishin ende duke vazhduar nëse muzetë, teatrot dhe kinematë, të cilat gjithashtu janë mbyllur që nga e diela e kaluar, mund të jenë në gjendje të rihapen.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco