Konflikti në Idlib/ Erdogan i kërkon Rusisë të largohet nga Siria

Konflikti në Idlib/ Erdogan i kërkon Rusisë të largohet nga Siria

17:23, 29/02/2020
A+ Aa A-

Presidenti turk Tajip Erdogan tha të shtunën se ai i kishte kërkuar presidentit Vladimir Putin, që Rusia të tërhiqej nga Siria dhe të linte Turqinë të merrej e vetme me forcat e qeverisë Siriane, pasi 34 ushtarë turq u vranë këtë javë.

Forcat qeveritare, të mbështetura nga fuqia ajrore ruse, kanë bërë një sulm të madh për të kapur provincën veriperëndimore të Idlib, pjesë e territorit të fundit të mbajtur nga rebelët të mbështetur nga Turqia, raporton Reuters.

Avionët luftarakë sirianë dhe rusë të shtunën vazhduan sulmet ajrore në qytetin Idlib të Saraqeb, njoftoi monitoruesi i luftës Observatori i Sirisë.

Qyteti strategjik ndodhet në një rrugë të rëndësishme ndërkombëtare dhe ka qenë një pikë e fortë luftimi ditët e fundit.

Sulmet turke duke përdorur drone dhe raketa të zgjuara, të premten goditën selinë e Hezbollahut pranë Saraqeb dhe vranë nëntë prej anëtarëve të saj dhe plagosën 30 të tjerë në një nga sulmet më të përgjakshme ndaj grupit të mbështetur nga Irani në Siri, sipas një komandanti në aleancën rajonale që mbështet Damaskun.

Observatori Sirian tha se 48 trupa pro-Damaskut ishin vrarë nga sulmet turke në 24 orët e fundit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco