Tre pacientë të tjerë me koronavirus në Britani, ktheheshin nga vatrat e infeksionit

Tre pacientë të tjerë me koronavirus në Britani, ktheheshin nga vatrat e infeksionit

17:19, 29/02/2020
A+ Aa A-

Tre pacientë të tjerë kanë rezultuar pozitiv me koronavirus, duke e çuar numrin e përgjithshëm të rasteve në Mbretërinë e Bashkuar në 23, pasi është zbuluar se më shumë se 10,000 britanikë tani janë testuar mbi virusin vdekjeprurës.

Dy prej pacientëve të rinj, kohët e fundit kishin udhëtuar nga Italia ndërsa tjetri ishte kthyer nga Azia, tha zyrtari i mjekësisë Profesor Chris Whitty, Dailymail.

Të tre rastet, një në Gloucestershire, një në Hertfordshire dhe një tjetër në Berkshire, janë duke u hetuar, si dhe të gjithë individët që kishin kontakte me pacientët tani po gjurmohen.

Ky lajm vjen në momentin kur qeveria britanike po përgatitet të sjellë masa të reja emergjence për të ndihmuar në ndalimin e përhapjes së virusit, pasi dhjetë raste u raportuan në vetëm tre ditë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco