OBSH rrit alarmin global për koronavirusin, mbyllen edhe vendet e shenjta si Meka dhe Medina

OBSH rrit alarmin global për koronavirusin, mbyllen edhe vendet e shenjta si Meka dhe Medina

10:13, 29/02/2020
A+ Aa A-

Në pritje të shkencëtarëve për të prodhuar vaksinën anti-koronavirus, dhe kur Organizata Botërore e Shëndetësisë ka rritur nivelin e rrezikshmërisë së sëmundjes. nga `e lartë` në `shumë e lartë`, janë mbyllur si masë parandalimi edhe vendet e shenjta të botës myslimane si Medina dhe Meka.

Sipas njoftimit të djeshëm të OBSH, të gjithë shtetet në botë,  duhet të bëhen gati për të pritur shpërthim e epidemisë. `Situata e koronavirusit po përkeqësohet`, deklaroi OBSH-ja, pasi edhe Nigeria konfirmoi rastin e parë në Afrikën Nën-Sahariane.

Zëdhënësi i organizatës, Christian Lindmeier, lexoi një komunikatë  për gazetarët në Gjenevë se organizata po rishqyrton dhe raportet për disa persona të ri-infektuar me koronavirus. Megjithatë shtoi ai, një person i cili ka pasur koronavirus, “do të duhej të ishte imun, së paku për një farë kohe”.

Koronavirusi, i identifikuar si Covid-19, deri më tani mendohet se e ka origjinën në qytetin Ëuhan të Kinës. Rastet e para atje u shfaqën dhjetorin e vitit të kaluar, por që atëherë dhjetëra shtete të botës kanë konfirmuar se kanë njerëz të infektuar. Koronavirusi madje u bë shkas për ndalimin e hyrjeve edhe në vendet e shenjta, Mekë e Medinë. Shifrat e fundit, të raportuara nga autoritetet shëndetësore të secilës qeveri të premten vonë në Pekin, tregojnë se koronavirusi ka infektuar mbi 83,000 njerëz në gjithë botën, ndërsa mbi 2,800 pacientë kanë vdekur. Numri më i madh i rasteve është në Kinë, ndërsa pas saj vijnë Koreja e Jugut, Japonia, Italia, Irani, Singapori, etj.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco