SHBA, shkon në 4 numri i të infektuarve me koronavirus që nuk i dihet burimi

SHBA, shkon në 4 numri i të infektuarve me koronavirus që nuk i dihet burimi

09:49, 29/02/2020
A+ Aa A-

Uashington – Zyrtarët amerikanë të shëndetit publik kanë identifikuar katër raste “të supozuara” me koronavirus që mendohet se kanë dalë nga transmetimi I infeksionit në komunitet, një pikë kthese kjo në përpjekjet e SHBA për të frenuar përhapjen e sëmundjes.

Qëndra për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (CDC) lëshoi një deklaratë të premten ku fliste për tre raste të reja të diagnostikuara nga autoritetet e shëndetit publik: një në Kaliforni, në një Oregon dhe në një shtetin e Uashingtonit.

Nëse konfirmohet nga CDC, së bashku me një rast të mëparshëm me origjinë të panjohur që u shfaq të mërkurën në Kaliforni, ato do ta çojnë në katër numrin e të diagonstikuarve në SHBA që nuk kanë udhëtuar në ndonjë vend ku qarkullon virusi dhe pa asnjë kontakt të afërt me një person të infektuar.

Një rast i katërt i supozuar u njoftua të premten në Uashington, por ka të ngjarë të ketë lidhje me udhëtimet.

Sidoqoftë, tre rastet më të fundit të transmetimit të dukshëm në komunitet, plus atë që u identifikua në fillim të javës në Kaliforni, janë një shenjë që virusi është duke u shpërndarë brenda së paku, katër lokaliteteve të ndara lart e poshtë Bregut Perëndimor të SHBA.

“Ajo që ne dimë tani është se virusi është këtu, prezent, por nuk e dimë në çfarë shkalle”, tha Dr. Sara Cody, zyrtare e Shëndetit Publik për qarkun Santa Clara.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco