Mbi 800 të infektuar në Itali, ekspertët nuk alarmohen: Gjysma s’kanë simptoma

Mbi 800 të infektuar në Itali, ekspertët nuk alarmohen: Gjysma s’kanë simptoma

07:25, 29/02/2020
A+ Aa A-

Janë mbi 800 njerëz të infektuar nga koronavirusi në Itali. Më saktë, 821 deri mbrëmjen e 27 shkurtit, kur kreu i Mbrojtjes Civile Angelo Borreli ndërmerrte aksione për urgjencën e krijuar nga koronavirusi.

Rritja e numrit të të infektuarve luhatet mbi 100-200 në ditë, një shifër që nuk i alarmon ekspertët, pasi gjysma e rasteve, 412, janë pacientë me COVID19, por pa simptoma ose me ftohje të thjeshtë. Për këtë arsye ata nuk duhet të shtrohen në spital, por mund të qëndrojnë në shtëpi në izolim.

Ata janë njerëz, që pasi kanë qenë në zonat ku ka pasur të sëmurë, i janë nënshtruar analizave.

Nga të infektuarit e tjerë, 345 janë shtruar në spitale dhe 64 janë në terapi intensive. 46 u shëruan dhe 21 vdiqën.

“Përsa i përket vdekjeve, këta njerëz të moshës së tretë dhe që kanë pasur një sërë patologjish të mëparshme, pranda koronavirusi shkaktoi komplikime,” sqaroi Borelli.

Tani është çështje hetimi, nga Instituti i Lartë i Shëndetit, për të kuptuar nëse shkaku i vdekjes është koronavirusi apo ndonjë arsye tjetër.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco