Itali/ Rritet numri i viktimave nga koronavirusi 21 të vdekur, 821 të infektuar

Itali/ Rritet numri i viktimave nga koronavirusi 21 të vdekur, 821 të infektuar

18:36, 28/02/2020
A+ Aa A-

Ka shkuar në 21 numri i personave që kanë ndërruar jetë pasi janë prekur nga koronavirusi në Itali. Lajmi është bërë i ditur nga shefi i Mbrojtjes Civile, Angelo Borrelli, i cili konfirmoi edhe 821 persona të prekur deri tani.

Virusi ka prekur kryesisht veriun e Italisë, ku në Milano janë vendosur në karantinë mbi 50 mijë persona. Por raste të të infektuarve janë shfaqur edhe në jug të vendit.

Megjithatë nga ky bilanc tragjik ka edhe lajme të mira. Sipas të dhënave të Mbrojtjes Civile në Itali, nga ky virus vdekjeprurës kanë mundur të shërohen 46 persona. Viktimat e fundit që humbën jetën nga koronavirusi në Itali, bëhet e ditur se janë dy mbi moshën 80 vjeç dhe një 77-vjeçar.

Rajoni më i prekur është Lombardia, ku janë të infektuar 531 persona, 235 prej të cilëve janë të shtruar në spital dhe janë nën kujdesin intensiv të mjekëve. Ndërkohë ministri për Mirëqenien e rajonit Giulio Gallera në një konferencë për shtyp shtoi se ato nga 4835 të kontrolluar, 75% janë negativë, 11% pozitivë dhe 14% janë për t'u vlerësuar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco