Paniku nga koronavirusi/ Shtëpia e Bardhë: Media amerikane po përdoru virusin për të rrëzuar Trump

Paniku nga koronavirusi/ Shtëpia e Bardhë: Media amerikane po përdoru virusin për të rrëzuar Trump

18:06, 28/02/2020
A+ Aa A-

Ushtruesi i detyrës së shefit të shtabit të Shtëpisë së Bardhë, thotë se mediat amerikane po provokojnë një panik me koronavirusin sepse shpresojnë se do të heqin Presidentin Donald Trump.

"Arsyeja që ata po i kushtojnë kaq shumë vëmendje sot është se ata mendojnë se kjo do të rrëzojë presidentin", tha Mick Mulvaney, sipas BBC.

Duke folur me një grup të konservatorëve të premten, ai shtoi se njerëzit duhet të injorojnë median në mënyrë që të qetësojnë tregjet.

Tregjet globale kanë vazhduar rënien pasi virusi u perhaps në mbi 50 vende.

"Ne morëm hapa të jashtëzakonshëm katër ose pesë javë më parë," tha Z. Mulvaney, duke iu referuar urdhrit të administratës Trump për të mbyllur kufirin për udhëtarët e huaj që vinin nga Kina, nga origjina e virusit. Masa e marë nuk ishte e pasqyruar gjerësisht në media në atë kohë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco