Sasia rekord/ Sekustrohen mbi 3 tonë kokainë në Livorno

Sasia rekord/ Sekustrohen mbi 3 tonë kokainë në Livorno

13:09, 28/02/2020
A+ Aa A-

3.330 kg kokainë me vlerë 400 milionë euro janë sekuestruar në portin e Livornos nga autoritetet italiane me destiancion Francën. Kokaina është gjetur në një anije me flamur të ishujve Marshall që ishte nisur nga Kolumbia.

Operacioni për eksuestrimin e saj është bërë në bashkëpunim me autoritetet franceze e me urdhër të prokurorisë së qytetit të Firenzes. Hetimet kanë nisur nga Prokuroria e Marsiglias. Anija me kokainë ka mbërritur në Livorno më datë 24 shkurt dhe droga ishte konfeksionuar në çanta me peshë 37-38 kg secila. Kanë qënë autoritetet antidrogë të Marsiglës që kanë sinjalizuar anijen tek kolegët italianë.

Në portin e  Livornos Antimafia italiane ka vendosur mikro përgjues në çantat me kokainë e ka lënë në to vetëm 1 kg drogë. Më pas anija ka mbërritur në portin e Marsiglias.

3 persona me kamionë kanë tërhequr çantat me kokainë e i kanë transportuar në një vilë. Autoritetet franceze i kanë arrestuar në flagrancë. Për motive investigimi deri më tani nuk është bërë i ditur identiteti e shtetësia e personave të arrestuar.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco