Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Droga e Xibrakës

Shfaqet rasti i parë me koronavirus në Afrikën Sub-Sahariane The coronavirus has spread to Nigeria in sub-Saharan Africa

Shfaqet rasti i parë me koronavirus në Afrikën Sub-Sahariane

12:56, 28/02/2020
A+ Aa A-

Rasti i parë i konfirmuar me koronavirus në Afrikën Sub-Sahariane vjen nga Nigeria, pasi tregjet thelluan humbjet në të gjithë botën pas alarmit midis investitorëve për një pandemi të mundshme globale.

Rasti në fjalë ishte një qytetar Italian, që punonte në këtë vend dhe ishte kthyer në Lagos në 25 shkurt, tha Ministri i Shëndetësisë së Nigerisë, sipas The Guardian. “Pacienti është klinikisht i stabilizuar, nuk ka simptoma të rënda dhe po trajtohet në një spital sëmundjesh infektive në Yaba, Lagos”, tha ai.

Ky është rasti i tretë që zbulohet në kontinent, diçka që i ka habitur specialistët duke pasur parasysh lidhjet e ngushta të tij me Kinën.

Këtë muaj, OBSH paralajmëroi se kufijtë porozë, fluksi në vazhdimësi i udhëtarëve dhe sistemet e varfra të kujdesit shëndetësor nënkuptuan rrezikun e një shpërthimi në të gjithë Afrikën si “shumë - shumë të lartë” dhe ngritën shqetësimin për aftësinë e sistemit të brishtë shëndetësor për ta përballuar.

Javët e fundit janë shfrytëzuar për të përforcuar sistemit e analizave, objektet e izolimit dhe masat për njerëzit.

“Nigeria ka përmirësuar në mënyrë dramatike aftësitë e saj për të menaxhuar shpërthimin e një pandemie që kur Ebola tmerroi Afrikën lindore në 2014”, tha Foladade Ogunsola, profesor i mikrobiologjisë klinike në Universitetin e Lagosit./ar.sh/SYRI.NET

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco