Papa Françesku i pamundur, i shtyn edhe sot audiencat zyrtare Papa Françesku në Shën Martë (Vatican Media)

Papa Françesku i pamundur, i shtyn edhe sot audiencat zyrtare

12:37, 28/02/2020
A+ Aa A-

Sipas njoftimit të Sallës vatikanase të Shtypit, programi  i veprimtarisë së Papës Françesku ndryshon paksa edhe sot. “Paradite Ati i Shenjtë e kremtoi, si zakonisht, Meshën dhe i përshëndeti pjesëmarrësit, por i shtyu për një afat tjetër audiencat e sotme zyrtare. Ndërsa takimet e planifikuara në Shën Martë  vijojnë rregullisht”. Kjo, përgjigjja që i dha drejtori i Sallës vatikanase të Shtypit, Matteo Bruni, sot në mëngjes, pyetjes së gazetarëve lidhur me shëndetin e Papës.

Kujtojmë se dje Françesku nuk mori pjesë në liturgjinë pendestare, kremtuar në Bazilikën e Shën Gjonit në Lateran me klerin e dioqezës së Romës, duke ia lënë fjalmin, për ta lexuar, mëkëmbësit të tij Angelo de Donatis.

Bruni  kujtoi dje se Papa ishte pakëz i pamundur e se prandaj “do ta kalonte ditën në mjediset pranë Shën Martës”, duke vijuar si zakonisht, veprimtari të tjera. Kujtojmë se ditën e djeshme, ashtu si edhe të sotmen, Papa e nisi me kremtimin e Meshës në Shën Martë, për të pritur, më pas, në audiencë, anëtarët e “Global Catholic Climate Movement”, një organizëm që bashkëpunon me Kishën për  mbrojtjen e shtëpisë së përbashkët, duke u frymëzuar nga vlerat e  enciklikës papnore “Lëvduar qofsh”.  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco