Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Pse Edi Rama është tërbuar me RAI 3?

Shkencëtarë thonë se antibiotikë ekzistues mund të sulmojnë koronavirusin, OBSH: 'Nuk e sulmon dhe është e dëmshme'

Shkencëtarë thonë se antibiotikë ekzistues mund të sulmojnë koronavirusin, OBSH: 'Nuk e sulmon dhe është e dëmshme'

12:23, 28/02/2020
A+ Aa A-

Shkencëtarët besojnë se antibiotikë që janë tashmë në treg mund të jenë çelësi për trajtimin e koronavirusit.

Një skuadër kërkuesish në universitetin norvegjez të shkencës dhe teknologjisë thonë se katër antibiotikë që trajtojnë sëmundje lëkure apo stafilokokun kanë mundur të ndalojnë virusin në testet laboratorike.

Prandaj ata mendojnë se këto ilaçe mund të shërbejnë si përgjigjie e parë ndaj sëmundjes tejet ngjitëse.

Por qendra për kontrollin dhe parandalimin e sëmundjeve, CDC, dhe organizata botërore e shëndetit, OBSH, kanë paralajmëruar se antibiotikët nuk ndihmojnë kundër virusit dhe përdorimi i një sasie më të madhe se ç’duhet, mund të shkaktojë probleme shëndetësore.

Shumica e ilaçeve që skuadra sugjeron janë anti-viralë, pra kanë aftësinë të ndalojnë shumimin e viruseve.

Gjithsesi organizata të rëndësishme të shëndetit, si CDC apo OBSH, rikujtojnë se një antibiotik nuk mund të vrasë viruse si ai që shkakton sëmundjen COVID-19.

Sipas tyre nëse pacienti merr një antibiotik, kur ka një infeksion virusal, antibiotiku do të sulmojë bakteret në trupin e tij, të cilat ose nuk janë të dëmshme ose janë të dobishme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco