Kina dërgon ushtrinë e rosave për të ndihmuar Pakistanin

Kina dërgon ushtrinë e rosave për të ndihmuar Pakistanin

12:18, 28/02/2020
A+ Aa A-

Kina mund të dërgojë një ushtri prej 100 mijë rosash në Pakistanin fqinj për të ndihmuar këtë vend në luftën kundër karkalecave që po i shfarosin bujqësinë.

Pakistani shpalli gjendjen e emergjencës në fillim të shkurtit për shkak të sulmit të paprecedentë të karkalecave, më i keqi që i ka ndodhur në më shumë se dy dekada. 

Një ekspert kinez i bujqësisë, që mbështet këtë skemë, tha se një rosë e vetme mund të hajë më shumë se 200 karkaleca në ditë dhe mund të jetë më e efektshme në këtë betejë se pesticidet. Miliona insekte po ashtu po shkatërrojnë të mbjellat edhe në Afrikën lindore.

Qeveria kineze njoftoi në fillim të javës se do të dërgonte një ekip ekspertësh në Pakistan për të ndihmuar me programin në fjalë kundër karkalecave.

Lu Lizhi, një studiues i shquar në Akademinë e Shkencave Bujqësore në Zhejijang i tha Bloomberg se rosat janë “armë biologjike”. Ai tha se nëse pulat mund të hanin rreth 70 karkaleca në ditë, rosat hanë trefishin e tyre.

“Rocave u pëlqen që të rrinë në gupe, kështu që janë më të lehta për t’u menaxhuar sesa pulat”, i tha ai shtypit./ar.sh/SYRI.NET

FOTO/ Pakistani shpall emergjencën kombëtare: Tmerr i paparë nga karkalecat

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco