Mjekët italianë nuk e ndaluan dot super-përhapësin e koronavirusit

Mjekët italianë nuk e ndaluan dot super-përhapësin e koronavirusit

09:21, 28/02/2020
A+ Aa A-

Mjekët italianë nuk arritën dot të pikasin një super-përhapës të koronavirusit. Ai arriti të infektojë gruan e tij shtatzënë, dy mjekë, një të moshuar që vdiq nga sëmundja dhe të paktën nëntë persona të tjerë.

38-vjeçari njihet si Mattia. Ai shkoi në spital në Kodono, në veri të Italisë, tre herë me simptoma gripi. Mjekët i dhanë mjekim dhe e dërguan në shtëpi.

Por ishte tepër vonë.

Maratonomaku shfaqi shenjat e sëmundjes më 14 shkurt dhe vetëm më 20 shkurt, gjashtë ditë më vonë u diagnostikua me koronavirus, pasi zhvilloi pneumoni.

Udhëzimet e miratuara thonë se ai duhej të testohej, pavarësisht nuk ka qenë në Kinë. E shoqja thotë se mban mend se ai ka pasur kontakt me një mik nga Kina.

Mattia besohet se është burimi i parë i transmetimit në Itali.

Autoritetet kanë nisur hetimet për ngjarjen në fjalë, kurse kryeministri i vendit tha se një spital nuk zbatoi protokollet, çka solli përhapjen e virusit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco