Grekja e parë me koronavirus, stiliste e famshme, që ndoqi javën e modës në Milano

Grekja e parë me koronavirus, stiliste e famshme, që ndoqi javën e modës në Milano

09:14, 28/02/2020
A+ Aa A-

Pas zbulimit të rastit të parë me koronavirus në Greqi në qytetin port të Selanikut, autoritetet e Shëndetësisë në këtë vend janë përpjekur të identifikojnë dhe zbulojnë cilindo që ka qënë në kontakt me gruan 38-vjeçare të infektuar njoftuan mediat greke.

Sipas disa burimeve, ajo është një stiliste e mirënjohur që kishte qenë në veri të Italisë për të ndjekur javën e modës në Milano.

Ajo u kthye në Selanik me një avion të “Ryanair” të shtunën që kaloi. Tani Shëndetësia në Greqi po përpiqet të kontrollojë të gjithë ekuipazhin dhe pasagjerët e atij fluturimi.

Në këtë moment, 15 anëtarë të familjes së kësaj gruaje janë futur në karantinë për dy javë.

“Gruaja që doli mbartëse e virusit po mbahet në një dhomë në spitalin AHEPA dhe ne po përpiqemi me të cilët kjo grua ka qenë në kontakt,” tha Ministri i Shëndetësisë Vassilia Kikilias./ar.sh/SYRI.NET

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco