Greqia konstaton rastin e katërt me koronavirus: Tri gra dhe një fëmijë

Greqia konstaton rastin e katërt me koronavirus: Tri gra dhe një fëmijë

08:59, 28/02/2020
A+ Aa A-

Një grua greke që kohët e fundit u kthye në shtëpi nga Italia e veriut u bë rasti i katërt me koronavirus në Greqi, thanë autoritetet shëndetësore të premten, sipas Kathimerini.

36-vjeçarja është dërguar në një repart të izoluar në spitalin Attikon të kryeqytetit.

Greqia ka marrë masa të rrepta në pikat kufitare, inspektime në porte, kufizim udhëtimesh dhe mbyllje shkollash dhe hapësirash publike.

“Pacienti Zero” i Greqisë është një grua 38 vjeçe që u shtrua në spitalin e Selanikut të mërkurën dhe më pas, djali i saj. Pastaj një grua tjetër- rasti i tretë ky - që ishte kthyer në Athinë nga Italia.

Sipas Sotiris Tsiodras, Profesor i Universitetit të Athinës, që drejton Komitetin e ekspertëve të Ministrisë së Shëndetësisë për sëmundjet ngjitëse, pacientja e tretë po trajtohej në spitalin Attikon të Athinës, aty ku u dërgua dhe pacientja e katërt. /ar.sh/SYRI.NET

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco