Lajmi i fundit

INTERVISTA/ Shpërthimi i Edi Ramës me 'RAI 3' dhe dosja e Olsi Ramës

Qenushi në Hong Kong rezulton ‘me nivel të ulët' koronavirusi

Qenushi në Hong Kong rezulton ‘me nivel të ulët' koronavirusi

08:29, 28/02/2020
A+ Aa A-

Një qen shtëpie i një pacienti me koronavirus në Hong Kong u zbulua me një “nivel të ulët” të virusit vdekjeprurës, njofton të premten qeveria e rajonit autonom.

Qenushit iu bënë analizat të mërkurën dhe ato treguan një nivel të ulët të koronavirusit të ri të quajtur COVID-19, njofton New York Post.

Autoritetet e shëndetësisë nuk janë të sigurta nëse qeni, që nuk po shfaq ndonjë simptomë, në të vërtetë është infektuar apo thjesht po e mbart virusin në gojë dhe në hundë si “ndotje mjedisi”.

Aktualisht, Drejtoria e Bujqësisë, Peshkimit dhe Konservimit, nuk ka prova se kafshët shtëpiake mund të infektohen me virusin COVID-19 ose mund të jenë një burim infeksioni tek njerëzit,” tha qeveria e Hong Kongut në një njoftim për shtyp.

Qeni është futur në karantinë në një strehë kafshësh ku nuk ka kafshë të tjera.

Tani do të bëhen më shumë analiza mbi qentë që do të mbahen në karantinë derisa rezultatet e tyre të dalin jombartës.

Hong Kongu që nga e enjtja ka 91 raste me koronavirus dhe dy vdekje të konfirmuara, sipas OBSH.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco