‘Meri ulëritësja’/ Zëvendëspresidentja preket nga koronavirusi, vdes diplomati

‘Meri ulëritësja’/ Zëvendëspresidentja preket nga koronavirusi, vdes diplomati

20:21, 27/02/2020
A+ Aa A-

Një zëvendëspresidente e Iranit u infektua nga koronavirusi. Masoumeh Ebtekar, e cilat shihte si gruaja më e fuqishme në politikën iraniane, thuhet se e ka marrë infeksionin këtë javë. Ajo ishte ulur pranë presidentit Hassan Rouhani gjatë takimit të djeshëm.

Ebtekar u bë e famshme gjatë krizës së ambasadës amerikane në vitin 1979, kur shërbeu si zëdhënësja e pengmarrësve. Mediat perëndimore nisën ta etiketojnë si ‘Meri ulëritësja’.

Çdo natë në atë kohë ajo dilte në televizion dhe shpërthente kundër imperializmit amerikan. Ajo ishte zëdhënësja e ‘studentëve’ që morën peng ambasadën amerikane në Teheran. Kjo krizë zgjati 444 ditë dhe prej atëherë, SHBA dhe Irani kanë marrëdhënie të ngrira. Ebtekar nuk shprehu ndonjëherë keqardhje për situatën, por tha se i vjen keq për izolimin që pasoi.

Lajmi për infektimin e saj vjen në ditën kur u mësua se një diplomat iranian ka humbur jetën. Ndërkohë zëvendësministri i Shëndetësisë dhe një deputet janë prekur nga koronavirusi. Ekziston frika se Irani po e fsheh shkallën e vërtetë të krizës nga koronavirusi.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco