Birra ‘Corona’ humbet 155 milionë euro për 2 muaj/ Shkak Coronavirusi

Birra ‘Corona’ humbet 155 milionë euro për 2 muaj/ Shkak Coronavirusi

19:50, 27/02/2020
A+ Aa A-

Sipas një njoftimi nga kompania prodhuese e birrës “Corona”, Brewer Anheuser-Busch, pas shpërthimit të koronavirusit, kanë humbur rreth 155 milionë euro.

Nga parashikimet e tremujorit të parë, fitimet do të bien me rreth 10 %, pasi përhapja e virusit pësoi rënie të kërkesës në Kinë.

Në njoftimin e kompanisë me qendër në Belgjikë, thuhet se: “Ndikimi i shpërthimit të virusit Covid-19 në biznesin tonë vazhdon të evoluojë. Përhapja ka çuar në një rënie të konsiderueshme të kërkesës në Kinë”.

Ndërkohë sipas Google, muajin e kaluar kërkimet për birrën Corona ishin rritur me 1,100 %, si arsye e koronavirusit.  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco