Panik në hotelin në Tenerife, britanikja: 'Klientët nuk zbatojnë rregullat e higjienës'

Panik në hotelin në Tenerife, britanikja: 'Klientët nuk zbatojnë rregullat e higjienës'

13:53, 27/02/2020
A+ Aa A-

Një mama britanike e ngecur në hotelin në Tenerife tha sot se klientët po injorojnë rregullat e karantinës dhe se ka frikë se do të ndodhë një tjetër katastrofë si në kroçierën Diamond Princess.

Lara Penington, 45 vjeçare, nga Mançesteri, e cila është në pushime me dy djemtë e saj dhe vjehrrin e vjehrrën, tha që klientët në hotelin Costa Adeje Palace Hotel nuk po marrin masat e duhura për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.

“Qeveria spanjolle këshillon se ne mund të dalim nga dhomat tona, për sa kohë kemi maska dhe kemi larë duart,” tha ajo për GMB. “Është shumë e qartë se ka shumë individë që nuk po i ndjekin këto udhëzime. Mbajtja këtu nuk po funksionon.”

Penington thotë se ka vendosur të qëndrojë në karantinë në dhomën e saj, së bashku me familjarët. Sipas saj, ende nuk janë bërë testimet, por ata janë pajisur vetëm me termometra.

Zyra e Jashtme e Britanisë kontaktoi mbrëmjen e djeshme klientët, për t’i thënë që duhet të qëndronin aty deri në 10 mars.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco