Konfirmohen katër raste me koronavirus, në Zvicër Foto ilustruese

Konfirmohen katër raste me koronavirus, në Zvicër

13:03, 27/02/2020
A+ Aa A-

Autoritetet zvicerane konfirmuan 3 raste të reja të coronavirusit të enjten, duke bërë kështu gjithsej katër persona me të.

Dy raste të coronavirusit u konfirmuan nga autoritetet kantonale Graubünden në Zvicrën Juglindore, të enjten. Të dy personat tregojnë simptoma dhe janë shtruar në spital, por janë në gjendje të mirë shëndetësore.

Kantoni i Gjenevës konfirmoi gjithashtu një rast të enjten. Një burrë 28-vjeçar aktualisht është në spital, por paraqet simptoma të lehta. Departamenti i Sigurisë, Punësimit dhe Shëndetit të Gjenevës tha të enjten se një punonjës i IT, 28-vjeçar, që ishte kthyer kohët e fundit nga Milano, Itali, kishte testuar pozitivisht me coronavirusin.

Burri u kthye tri ditë më parë nga Milano dhe kontaktoi mjekun e tij, i cili bëri një provë, tha një zëdhënës për Agjencinë e Lajmeve Keystone-SDA, shkruan swisinfo.

Rasti i parë i Zvicrës u konfirmua të martën. Një burrë në të shtatëdhjetat e tij u infektua, gjithashtu në rajonin e Milanos, gjatë një ngjarjeje, më 15 shkurt. Pensionisti nga kantoni jugor i Ticinos është në izolim në një klinikë në Lugano dhe raportohet se po mbahet mirë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco