Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Pse Edi Rama është tërbuar me RAI 3?

Papa Françesku nuk ndihet mirë, nuk shkon në Bazilikën e Shën Gjonit

Papa Françesku nuk ndihet mirë, nuk shkon në Bazilikën e Shën Gjonit

12:48, 27/02/2020
A+ Aa A-

"Pak i pamundur, por Papa vijon veprimtarinë e tij në Vatikan". këtë lajm dha sot Vatican News, lidhur me shëndetin e Papa Franceskut. në njoftim thuhet se "Papa Françesku kremtoi meshën në Shtëpinë e Shën Martës dhe vijoi me audiencat e programuara për sot, por nuk mori pjesë në takimin e Lateranit me klerin e dioqezës së Romës.

Ndryshime në takimet e ditës, për shkak se është i pamundur. Papa Françesku nuk e ndjen veten shumë mirë sot, prandaj nuk mundi të shkojë paradite në Bazilikën e Shën Gjonit në Lateran, për liturgjinë pendestare me klerin romak. Njoftimi u dha nga drejtori i Sallës së Shtypit të Selisë së Shenjtë, Matteo Bruni, i cili, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, theksoi se Ati i Shenjtë “preferoi të qëndronte në ambientet pranë Shtëpisë së Shën Martës” dhe se “impenjimet e tjera vijojnë rregullisht”.

Në fakt, sot në mëngjes, Papa kremtoi meshën në Shtëpinë e Shën Martës dhe pak më vonë, përshëndeti anëtarët e “Lëvizjes Globale Katolike Klimatike”, një organizatë, që bashkëpunon me Kishën për mbrojtjen e Shtëpisë së përbashkët, frymëzuar nga vlerat e enciklikës papnore “Laudato si’”."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco