Presidenti i SHBA para gazetarëve për koronavirusin: Fola me mjekët, vaksina gati shumë shpejt

Presidenti i SHBA para gazetarëve për koronavirusin: Fola me mjekët, vaksina gati shumë shpejt

12:06, 27/02/2020
A+ Aa A-

Presidenti i SHBA, Donald Trump, ka dalë përpara gazetarëve dhe ka konfirmuar një lajm të mirë në kuadër të luftës kundër koronavirusit, ku Amerika është përfshirë me intesitet.

'Puna për vaksinën po shkon mirë. Unë fola me mjekët dhe ne jemi gati që të zhvillojmë një vaksinë relativisht shumë shpejt',-tha ai.

Administrata e Donald Trump i ka kërkuar Kongresit 2.5 miliardë dollarë për të luftuar koronavirusin dhe për programin e zhvillimit të shpejtë të një vaksine kundër tij.

Por përfaqësuesit demokrat në Senat e kritikuan presidentin Trump, duke e quajtur shumën të pamjaftueshme.

Sipas shpenzimet për një luftë të efektshme kundër virusit të shkojnë të paktën në shifrën 8.5 miliardë dollarë.

Aktualisht në Shtetet e Bashkuara,  flitet zyrtarisht vetëm për 14 raste të koronavirusit, ndërsa 39 amerikanë të sëmurë janë evakuuar nga jashtë vendit dhe janë vendosur në karantina.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco