Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Edi Rama 'litarin në fyt' profesioneve të lira

Nuk ka asnjë rast, San Francisko shpall emergjencën për koronavirusin Kryebashkiakja London Breed

Nuk ka asnjë rast, San Francisko shpall emergjencën për koronavirusin

09:45, 27/02/2020
A+ Aa A-

San Francisko shpalli të martën, gjendjen e emergjencës lidhur me koronavirusin, pavarësisht se nuk kishte asnjë rast, pasi zyrtarët në SHBA i kërkuan amerikanëve të përgatiteshin për përhapjen e infeksionit brenda komuniteteve të tyre.

Qyteti i katërt më i madh kalifornian tha se e bëri këtë veprim për të rritur gatishmërinë e tij ndaj koronavirusit dhe ndërgjegjësimin e publikut mbi rrezikun që virusi mund të përhapet në qytet.

“Megjithëse nuk kemi asnjë rast të konfirmuar ndër banorët e San Franciskos, harta në botë po ndryshon me shpejtësi dhe ne kemi nevojë për të shtuar përgatitjet”, tha kryebashkiakja London Breed në një deklaratë.

Qendra Amerikane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve tha se martën se SHBA duhet të përgatitet për përhapjen në komunitet pasi infeksioni është shfaqur në një sërë vendesh.

14 rastet në SHBA të koronavirusit kanë qenë kryesisht të lidhura me udhëtime dhe vetëm dy raste të përhapjes nga njeriu në njeriu.

Po ashtu, janë 39 raste midis amerikanëve të evakuar nga kroçeira “Diamond Princess” në Tokio dhe nga Wuhani në Kinë.  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco