Protesta në Greqi: Jo më kampe refugjatësh! Dhjetra të plagosur në ishuj

Protesta në Greqi: Jo më kampe refugjatësh! Dhjetra të plagosur në ishuj

09:32, 27/02/2020
A+ Aa A-

Protesta në Greqi: Dhjetra të plagosur në ishujt me refugjatë

Më shumë se 60 persona janë plagosur, shumë prej tyre policë, në përplasje me protestuesit në Lesbos dhe Kios lidhur me planet e qeverisë për të ngritur kampe të reja emigrantësh.

Gurë u hodhën mbi policinë ndërkohë që protestuesit u shtuan në tre sheshet në Lesbos ku do të ndërtoheshin kampet.

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis ka bërë thirrje për qetësi dhe është gati të takohet me guvernatorin rajonal dhe kryebashkiakët vendorë për të diskutuar mbi krizën.

Shumë policë u plagosën në Kios.

Autoritetet në Athinë janë zotuar të ndërtojnë qëndra të reja për të zëvendësuar kampet e mbipopulluara në Lesbos, Samos, Kios, Leros dhe Kos. Qeveria planifikon të ulë numrin e emigrantëve në ishuj nga 42 mijë në 20 mijë.

Të pestë ishujt ndodhen përpara brigjeve të Turqisë, në një vijë ku qindra e mijëra emigrantë janë përpjekur vitet e fundit të kapërcejnë detin për të mbërritur në Evropë. Mirëpo ka pasur kundërshtime të mëdha nga banorët e zonës për këto qëndra të reja.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco