Përhapja e koronavirusit/ Trump: Amerika më pak e rrezikuara dhe ekspozuara

Përhapja e koronavirusit/ Trump: Amerika më pak e rrezikuara dhe ekspozuara

09:17, 27/02/2020
A+ Aa A-

Në daljen e rrallë publike përpara mediave, presidenti Donald Trump paralajmëroi qytetarët amerikanë për rrezikun nga koronavirusi, i cili sipas tij, në SHBA mbetet shumë i ulët.

Kreu i Shtëpisë së Bardhë emëroi Mike Pence në krye të përgjigjes së Shteteve të Bashkuara ndaj krizës globale shëndetësore.

“Administrata ime është gati të përballet me këtë krizë dhe përhapjen e saj në mbarë botën. Për shkak të asaj çka kemi bërë, qytetarët amerikanë janë kaq pak të rrezikuar e të ekspozuar ndaj koronavirusit”, tha presidenti amerikan.

Ndërsa shprehu shqetësimin për raportimet se një person rezulton i prekur nga koronavirusi në Kaliforni e një tjetër në Brazil, Trump theksoi se problem më i madh është Italia.

I pyetur nëse administrata e SHBA po mendon pezullimin e udhëtimeve drejt Italisë dhe vendet e tjera të prekura rëndë, si Kina dhe Koreja e Jugut, Trump tha se do të presim për të parë se çfarë do të ndodhë.

“Këtë do ta vendosim në momentin e duhur”, theksoi kreu i Shtëpisë së Bardhë

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco